Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik Gordon Brown tha se qëllimi i Beogradit për t'iu bashkangjitur Bashkimit Evropian, mund të varet nga pranimi i së drejtës që Kosova ta fitojë pavarësinë.
"Mendoj që interesi afatgjatë i Serbisë vërtetë varet nga pranimi i faktit se mund ti rrezikojë raportet me Evropën, nëse nuk mund të arrijmë zgjidhje për statusin e Kosovës", tha Brown para parlamentarëve britanik. Ai ka përsëritur se Britania e Madhe pajtohet me pavarësinë e mbikqyrur për Kosovën, duke garantuar të drejtat e pakicës serbe.
Ndërkohë në Beograd, kryeministri serb Vojisllav Koshtunica tha se Serbia nën kurfarë presioni apo shkëmbimi tjeter nuk do të heq dorë nga sovraniteti territorial mbi Kosovën.
XS
SM
MD
LG