Ndërlidhjet

MOSKË


Bisedimet për Kosovën përfunduan pa sukses por arësye më të madhe për triumf kanë shqiptarët të cilët pas dështimit të negociatave mund të presin shpalljen e pavarësisë dhe me qetësi të presin njohjen ndërkombëtare, shkruan javorja moskovite "Komersant Vlast".
Fitimtarë mund të konsiderojnë vetën edhe amerikanët të cilët me siguri të parët do ta njohin pavarësinë e Kosovës. Përfitimet e amerikanëve në Kosovë janë të qarta. Ata që sot kanë në zotërim një aeroport ushtarak në Kosovë, ndërsa në të ardhmën në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen në luftën për pavarësi, SHBA-të mund të bëhen aleati kyç i Kosovës në Ballkan vlerëson gazeta.
Në editorial thuhet se as Rusia nuk ka humbur shumë në këtë lojë, sepse për qëndrimin e ngurtë të saj në Këshillin e Sigurimit, autoritetet serbe sot më me admirim i shohin planet për investimet e kapitalit rus në Serbi.
XS
SM
MD
LG