Ndërlidhjet

logo-print

KATËRSHJA E FUQISHME E BE-SË KËRKON VENDOSMËRI MBI KOSOVËN


"Guardian"

Katërshja e fuqishme e Bashkimit Evropian është duke bërë trysni për të zbatuar dhe mbikëqyrur pavarësinë në Kosovë, pa pasur një mandat të ri nga Kombet e Bashkuara, duke rrezikuar kësisoj të përplaset me Rusinë dhe të përballet me një kundërshtim të rreptë të Serbisë, e cila është zotuar se nuk do të heqë dorë nga Kosova. Duke iu referuar një letre, të cilën ministri i Jashtëm britanik, gjerman, francez dhe italian, ia kanë dërguar liderëve evropianë, katërshja ka kërkuar nga 27 qeveritë të dërgojnë një mesazh të qartë për Kosovën, duke u pajtuar mbi funksionalizimin e misionit të Bashkimit Evropian, i cili do të merrej me zbatimin e planit për pavarësinë, të hartuar nga i dërguari Martti Ahtisaari. Por, të 27 vendet anëtare vazhdojnë të mbesin të ndara mbi Kosovën, edhe pas disa muaj përpjekjesh për arritjen e konsensusit. Katërshja e madhe e BE-së do të jetë e para së bashku me amerikanët, në njohjen e shtetësisë së Kosovës, pas deklaratës mbi pavarësinë, të cilën udhëheqësit shqiptarë në Kosovë pritet ta bëjnë brenda disa javësh. Letra, të cilën kjo e përditshme thotë se e posedon, kërkon që në samitin e sotëm të BE-së të përcaktohet rruga për zbatimin e planit të pavarësisë në fillimin e hershëm të vitit të ardhshëm, duke i shpallur negociatat midis Kosovës dhe Serbisë të përfunduara, duke vlerësuar se statusi i Kosovës duhet të vendoset urgjentisht dhe se Bashkimi Evropian do të ketë një rol udhëheqës në zbatimin e zgjidhjes. Kuarteti i ministrave të Jashtëm evropian në këtë kuadër ka thënë: "Duhet të jemi realistë mbi mundësitë shumë të vogla për arritjen e një niveli të nevojshëm konsensusi në Këshillin e Sigurimit". Disa shtete anëtare të bllokut evropian, siç është Qiproja, Greqia dhe Sllovakia, vazhdojnë ta kundërshtojnë njohjen e shtetësisë së Kosovës, pa pasur një pajtueshmëri nga Serbia. Vendet tjera, sikur Holanda për shembull, janë të shqetësuara mbi bazën ligjore ndërkombëtare të planit, të cilin e mbështesin katër qeveritë e fuqishme. Megjithatë, ka një pajtueshmëri të përgjithshme se misioni i Bashkimit Evropian do të mund të vendoset në kuadër të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit. Konflikti ligjor do të përqendrohet në zbatimin e planit të Ahtisaarit mbi bazën e kësaj rezolute, me Serbinë dhe Rusinë që do të insistojnë në një mandat të ri nga Kombet e Bashkuara dhe disa vende anëtare të BE-së, të cilat do të mund t'i ndanin shqetësimet në këtë drejtim. John Sawers, ambasadori britanik në Kombet e Bashkuara në New York, nuk mendon se Këshilli i Sigurimit do të jetë në gjendje të arrijë një marrëveshje për të ecur përpara dhe në këtë rast, organizatat tjera janë ato që duhet ta marrin përgjegjësinë.
XS
SM
MD
LG