Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Britania "sistematikisht" përpiqet t'i prishë marrëdhëniet me Rusinë. Si arsye për keqësim të marrëdhënieve, ai e përmendi vendimin e Britanisë për ta ndërprerë bashkëpunimin me shërbimin rus të sigurisë FSB në luftimin e terrorizmit, si dhe pezullimin e bisedimeve për përmirësimin e sistemit të vizave mes dy vendeve.
Komentet e Lavrov u bënë dy ditë pasi autoritetet ruse urdhëruan mbylljen e zyrave rajonale të Këshillit Britanik në Rusi. Këshilli promovon kulturën britanike në botë.
XS
SM
MD
LG