Ndërlidhjet

logo-print

MINSK


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin sot i ka diskutuar marrëdhëniet dypalëshe me homologun e tij bellorus, Aleksandr Lukashenka. Më herët pati spekulime se dy liderët do t'i diskutojnë planet disa herë të anuluara për shkrirjen e Bellorusisë me Rusinë, por sot Lukashenka u shpreh i habitur nga raportet e tilla.
Vizitës së Putinit në Minsk i parapriu një protestë që u shpërnda dhunshëm nga policia, me ç'rast aktivisti Zmister Federuk u rrah keqazi dhe u hospitalizua. Departamenti amerikan i Shtetit e dënoi përdorimin e "forcës brutale" ndaj protestuesve dhe akuzoi policinë belloruse për rrahje të qëllimshme të Federuk.
XS
SM
MD
LG