Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç tha se nuk vjen parasysh kurrfarë shkëmbimi i territorit të Serbisë për hyrjen e saj në Bashkimin Evropian. "Kjo qeveri thjesht nuk e sheh çështjen e statusit të ardhshëm të Kosovës dhe të ardhmen e Serbisë në plan të njëjtë që të mund të kompenzohen me njëra tjetrën. Pra, nuk vjen parasysh kurrfarë tregtie me territorin tonë për të na u hapur rruga drejt Evropës", tha ai pas takimit me përfaqësuesin e lartë në Bosnje, Mirosllav Llajçak.
Lidhur me deklaratën e kryeministrit Gordon Brown se kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian është njohja e pavarësisë së Kosovës, Jeremiç tha se ky është "qëndrim individual i Britanisë".
Llajçak tha se nuk ekziston kurrfarë lidhje mekanike mes Bosnjë e Hercegovinës dhe çështjes së Kosovës.
XS
SM
MD
LG