Ndërlidhjet

BALI/INDONEZI


Sot përmbyllet Konferenca e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, e përcjellë me dallime rreth objektivave për të reduktuar emisionin e gazrave. Samiti në Bali synon të hartojë kornizën për të luftuar ngrohjen globale pas vitit 2012 kur skadon Traktati i Kjotos. Bashkimi Evropian dhe vendet në zhvillim duan që në tekstin përfundimtar, të kërkohet nga vendet e industrializuara t'i reduktojnë emisionet e gazrave deri në vitin 2020 për 25 deri 40 për qind. Por Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe disa vende tjera kanë kundërshtuar duke thënë se këto objektiva do t'i kufizonin qëllimet e bisedimeve të ardhshme.
XS
SM
MD
LG