Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy tha se Serbia mund t'i bashkangjitet Bashkimit Evropian vetëm nëqoftëse e respekton pavarësinë e Kosovës dhe i plotëson kërkesat ndërkombëtare për dorëzimin e kriminelëve të luftës.
Në samitin e shefave të shteteve dhe të qeverive të BE-së në Bruksel, Sarkozy tha se Bashkimi Evropian "duhet t'i dërgojë sinjal pozitiv Serbisë", por shtoi se Beogradi mund t'i bashkangjitet unionit "nëqoftëse i plotëson të gjitha kushtet dhe nëse e respekton pavarësinë e Kosovës". Sarkozy u tha gazetarëve se Bashkimi Evropian ka "vështirësi me Kosovën, të cilën secili mund ta shohë se do të jetë e pavarur".
XS
SM
MD
LG