Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Sllovakia dhe Rumania thanë sot se nuk do ta njohin shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. "Bazuar në parimet e integritetit territorial dhe të pacënueshmërisë, ne nuk mund ta njohim pavarësinë e njëanshme të Kosovës", tha presidenti rumun Traian Basescu në samitin e liderëve të BE-së.
Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico tha se Serbia "po merr shuplaka nga çdo anë". Associated Press e transmetoi kryeministrin sllovak të ketë thënë se ai "refuzon ta ndërlidhë të ardhmen evropiane të Serbisë me Kosovën".
Presidenti i Qipros tha se nuk e mbështet pavarësinë e Kosovës. "Çdo marrëveshje për Kosovën duhet marrë me bekimin e serbëve", tha Tassos Papadopoulos.
Sekretari i Jashtëm britanik, David Miliband ka thënë përmes një komunikate se "njohja e pavarësisë është çështje e vendeve, dhe jo e Bashkimit Evropian".
XS
SM
MD
LG