Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri Vojisllav Koshtunica tha se për Serbinë janë ofenduese konkluzat nga samiti i BE-së për Kosovën. Është e papranueshme që për Kosovën, si krahinë e Serbisë, të flitet si për një shtet të ardhshëm demokratik, tha ai. "Është e papranueshme të flitet për ardhjen jo të ligjshme të misionit të BE-së në Kosovë, për të zbatuar planin e Ahtisaarit që të krijohet një shtet kukull", tha kryeministri serb. "Është veçanërisht ofenduese që Serbisë së gjymtuar t'i ofrohet përshpejtim i hyrjes në BE në këmbim të miratimit të dhunës", tha Koshtunica. Ai tha se njohja e pavarësisë së Kosovës do të ishte "precedenti më i rrezikshëm pas Luftës së Dytë Botërore".
Po sot, zëvëndës kryeministri serb Bozhidar Djeliç tha se Serbia asnjëherë nuk do ta pranojë tregtinë "Kosovën për Evropën".
XS
SM
MD
LG