Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Presidenti i Kosovës dhe kryeministri i Serbisë do të mund t'i drejtohen Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme.
Të 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit ranë dakord që kryeministri serb, Koshtunica të flasë si përfaqësuesi i vendit të tij, kurse presidenti Fatmir Sejdiu do flasë në kapacitet personal në takimin me dyer të mbyllura.
Kjo u bë e ditur nga ambasadori italian në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, Marcelo Spatafora. Italia ka kryesinë e rradhës së Këshillit të Sigurimit.
Nga ana tjetër ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitali Curkin tha se ishte i kënaqur që Këshilli kishte mbështetur propozimin rus për formatin e takimeve dhe cilësinë në të cilën do të flasë presidenti i Kosovës. Curkin përsëriti kërkesën ruse për negociata shtesë. Por Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kanë hedhur poshtë një kërkesë të tillë.
XS
SM
MD
LG