Ndërlidhjet

BEOGRAD


Çështja e statusit të Kosovës duhet zgjidhur sa më parë që ajo të jetë e gatshme për përparim në të gjitha fushat, ka thënë shefi i UNMIK-ut. Joakim Ryker i tha radios B-92 se as sot e as nesër nuk do të jemi dëshmitarë të dhunës në Kosovë sepse KFOR-i dhe SHPK-ja e bëjnë punën e tyre.
"Njerëzit në Kosovë janë të mençur dhe e dijnë që statusi mund të zgjidhet vetëm pa dhunë dhe në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar", tha Ryker.
Shefi i UNMIK-ut ka shfaqur kënaqësinë që serbët "në masë të madhe kanë marrë pjesë në zgjedhje" duke treguar se dëshirojnë të përfshihen në institucione, të marrin përgjegjesinë në duart e tyre, dhe të lirohen nga ndikimi i Beogradit i cili, sipas Ryker, ende është mjaft i fuqishëm.
XS
SM
MD
LG