Ndërlidhjet

logo-print

SOFJE


Mandatari i qeverisë së ardhshme të Kosovës Hashim Thaçi tha se pavarësia e Kosovës është "çështje javësh". Në një intervistë të publikuar sot në të përditshëm bullgare Trud ai tha se çdo deklaratë e pavarësisë do të jetë e koordinuar me Shtetet e Bashkuara dhe Bashimin Evropian.
"Shpallja e pavarësisë do të bëhet shumë shpejt, është çështje javësh" ka thënë ai. Sa u përket serbëve "ata do ti kenë ulëset e tyre në parlament, si dhe do të jenë pjesë e qeverisë. Unë do të punojë me ta, siguria dhe pronat e tyre janë të garantuara. Unë do ti bind ata që të qëndrojnë", ka thënë Thaçi.
XS
SM
MD
LG