Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 19 dhjetor, për të parën herë do të flasë presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Pak para se të niset për në Nju Jork, ai sot tha se në fjalimin e tij do të përfshihen të gjitha pikpamjet për të ardhmën e Kosovës. Sipas tij, procesi për statusin e Kosovës po mbyllet dhe ekziston një mbështetje e përgjithshme. Kjo "është meritë e popullit të Kosovës dhe institucioneve", tha ai. Gjatë qëndrimit në Nju Jorkpresidenti Sejdiu tha se delegacioni i Kosovës do të takohet edhe me anëtarët e rrinjë të Këshillit të sigurimit, Kostarikën, Vietnamin, Libinë dhe Kroacinë. Pos zotit Sejdiu, në këtë seancë do të jenë të pranishëm edhe kryeadministratori Joakim Ryker dhe mandatari për formimin e qeverisë së re të Kosovës, Hashim Thaçi.
XS
SM
MD
LG