Ndërlidhjet

ROMË


Zgjidhjen për pjesën veriore të Kosovës duhet kërkuar sipas modelit të çështjes së problemit të Trieshtës pas luftës së dytë Botërore ndërmjet Italisë dhe Jugosllavisë, ka deklaruar ministri i brendshëm italian Xhuliano Damato.
"Nuk do të ishte e parëndomtë që Mitrovicën dhe pjesën veriore të Kosovës do ta linim në pozitën në të cilën ishte Trieshta pas luftës së Dytë Botërore. Në këtë mënyrë për një kohë do të shtynim vendimin final për pjesën veriore të Kosovës", ka thënë Damato për shtypin beogradas.
I pyetur nëse kjo është rruga më e mirë që Serbia të përballoj humbjen e Kosovës, ministri italian Damato ka thënë se "Serbia duhet të pranoj realitetin sipas të cilit Kosova është jashtë Serbisë".
"Kosova tash sa vite nuk është nën administrimin e Serbisë. Kosova ka mbetur vetëm pjesë e nostalgjisë për të ashtuquajturën Serbi e Madhe që më nuk ekziston. Serbisë së re nuk i duhet kjo nostalgji, por ardhmëria", ka deklaruar ministri i brendshëm italian, Xhuliano Damato.
XS
SM
MD
LG