Ndërlidhjet

VARSHAVË


Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk sot ka hedhur poshtë kërcënimet se vendosja e mbrojtjes raketore amerikane në Poloni mund të shkaktojë sulm raketor rus. Ai këto komente i bëri pas deklaratës së djeshme të gjeneralit rus, Yuri Baluevski se aktivizimi i armatimit nga mbrojtja raketore amerikane në Poloni, që planifikohet nga Uashingtoni, mund të merret si alarm nga mbrojtja ruse, që me automatizëm do të aktivizonte raketat balistike të Rusisë. Kryeministri polak, Donald Tusk tha se asnjë gjeneral rus nuk mund të ndikojë në negociatat ndërmjet Polonisë e Shteteve të Bashkuara për planet për ndërtimin e mbrojtjes raketore amerikane.
XS
SM
MD
LG