Ndërlidhjet

MOSKË


Ministria e Jashtme e Rusisë paralajmëroi për mundësinë e "krizës së pakontrolluar" në Kosovë, nëse ajo do të ecë përpara me shpalljen e njëanshme të pavarësisë. Në deklaratë thuhet se Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të BE-se i mbështesin përpjekjet e Prishtinës për shkëputje nga Serbia, dhe "haptas i injorojnë" rezultatet e negociatave. Ministria tha se të drejtat e pakicës serbe në Kosovë nuk janë të mbrojtuara dhe paralajmëroi se pavarësimi i saj mund të bëhet precedent për konflikte tjera.
Ndërkohë, agjensia Iterfax e transmeton të dërguarin e Rusisë për Kosovën të ketë thënë se propozimi i Bashkimit Evropian për dërgimin e misionit policor në Kosovë do të ishte ilegal pa miratimin e Këshilit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
"Ka nevojë për bazë legale. Duhet të ketë vendim nga Këshilli i Sigurimit për të ndryshuar pranine nderkombetare" në Kosovë, ka thënë Aleksandar Bocan Harchenko.
XS
SM
MD
LG