Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën në një sulm vetëvrasës në një pikëkontrolli të sigurisë në veriperëndim të Pakistanit. Zyrtarët e ushtrisë njoftuan se sulmi ka ndodhur në qytetin Kohat, afër një shkolle ushtarake. Gjatë muajve të fundit, militantët kanë kryer disa sulme ndaj forcave të sigurisë në veri të Pakistanit.