Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Sllovenia mund të luajë një rol qëndror në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Serbisë dhe Kosovës, derisa Lubjana merr kryesinë e Bashkimit Evropian më 1 Janar, tha kryeministri Janez Jansha.
"Ne e njohim situatën shumë mirë, përfshi edhe detajet që nuk janë lehtësisht të kuptueshme për vende që janë larg", tha Jansha në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters.
"Ne nuk jemi të njëanshëm në këtë rast. Sllovenia ka marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi me Serbinë, Kosovën dhe gjithë ish republikat jugosllave", tha Jansha.
Janca ka shprehur bindjen se udhëheqësit e Kosovës do të jenë bashkëpunues për vetë kushtet ku gjendet Kosova. "Gjendja në Kosovë është ajo e një protektorati ndërkombëtar, që varet nga ndihma ndërkombëtare si dhe nga strukturat ndërkombëtare të sigurisë. Pa këto Kosova nuk është në gjendje të funksionojë normalisht".
XS
SM
MD
LG