Ndërlidhjet

ANKARA


Shtetet e Bashkuara i mohuan pohimet e Ankarasë, duke thënë se kanë qenë të informuara, por nuk kanë dhënë pëlqim për sulmet ajrore turke kundër pozitave kurde në Irakun verior. Të paktën një grua e humbi jetën në operacionet e djeshme, ku u angazhuan 50 aeroplanë luftarakë të Turqisë. Njoftohet se 200 familje kanë braktisur shtëpitë në fshatrat Sankasar dhe Jarava në Irakun verior.
Ministri i Jashtëm i Irakut, Hoshiar Zebiari ka kërkuar nga Ankaraja që sulmet në të ardhmen të bashkërendohen me Bagdadin. Zebiari shtoi se popullsia civile nuk duhet të preket nga sulmet e mundshme turke.
XS
SM
MD
LG