Ndërlidhjet

LONDËR


Kërkuesit në Qendrën Kombëtare Oqeanografike të Britanisë thanë se në këtë shekull niveli i detërave mund të rritet dyfish më tepër se sa kanë parashikuar shkencëtarët e Kombeve të Bashkuara. Në një studim të publikuar sot në revistën "Nature Geoscience", shkencëtarët thanë se nivelet e detërave mund të rriten për 1.6 metra gjatë shekullit XXI, pjesërisht si pasojë e ndryshimeve klimatike.
Ata i bënë këto vlerësime duke studjuar periudhën e para 100 mijë vjetëve, kur klima e Tokës ishte më e ngrohtë se'ç është sot, si pasojë e konfiguracionit të ndryshëm të orbitës së planetit rreth Diellit.
XS
SM
MD
LG