Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Tom Casey tha se "nuk është i sigurtë çka do të thotë" kërkesa e Rusisë për hartimin e planit të ri për Kosovën. Ai theksoi se plani i tillë ekziston dhe paraqet pavarësi të mbikqyrur për Kosovën, sipas propozimit të Martti Ahtisarit.
"Pozicioni i Shteteve të Bashkuara mbetet i qartë. Në besojmë se është e rëndësishme që ne të jemi në gjendje të lëvizim përpara me pavarësinë e mbikqyrur për Kosovën, përgjatë linjave të Martti Ahtisarit", tha Casey, në konferencën për gazetarë, mbrëmë në Uashington.
XS
SM
MD
LG