Ndërlidhjet

logo-print

NOVI SAD


Lideri i Listës serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç ka deklaruar se Beogradi zyrtar duhet të ftojë serbët të mbeten në Kosovë pavarësisht statusit përfundimtar të saj. Në intervistën për gazetën "Graxhanski List" të Novi Sadit, Ivanoviç ka thënë se pas zgjedhjeve presidenciale në Serbi Bashkimi Evropian do t'u japë dritën e gjelbër shqiptarëve të Kosovës për deklarimin e pavarësisë.
Ndërkaq drejtuesja tjetër e serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq ka thënë se për shumëkënd në Beograd nuk është e qartë se nuk është hera e parë në histori që serbët të humbasin sovranitetin në një pjesë të territorit të tyre. Trajkovic ka thënë se është thuajse e sigurt se Kosova do fitojë pavarësinë e mbikqyrur dhe se për këtë duhet të përgatitet populli serb.
XS
SM
MD
LG