Ndërlidhjet

LONDËR


E përditshmja britanike Times bën të ditur se kumtesa e papritur e Moskës për dërgimin e karburantit bërthamor në Iran paraqet grusht të rëndë ndaj Perëndimit. Moska në këtë mënyrë sfidon ftesat e përsëritura të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për të abstenuar nga dërgimi i uraniumit nga frika se Irani në fshehtësi është duke punuar për prodhimin e armëve bërthamore. Times shkruan se "ekzistojnë dyshime se Kremlini po e përdor dërgesën në fjalë si paralajmërim për Perëndimin rreth pavarësisë së Kosovës."
"Rusia, e cila mbështet dëshirën e Serbisë që ta mbajë Kosovën, dëshiron të dërgojë sinjalin e pagabueshëm se mund të krijojë vështirësi reale në politikën e jashtme nëse nuk dëgjohen shqetësimet e saj", shkruan Times.
XS
SM
MD
LG