Ndërlidhjet

logo-print

IRBIL


Një grup ushtarësh turqë kanë hyrë në veri të Irakut për të goditur bazat e militantëve kurdë. Burimet lokale të sigurisë në rajonin e Kurdistanit të Irakut thanë se trupat e Ankarasë hynë në një zonë ku nuk ishte askush, derisa kanë shtuar se nuk e dinin numrin e trupave turke gjatë këtij aksioni.
Qeveria e rajonit gjysmë autonom të Kurdistanit në Irak ka dënuar aksionet e ushtrisë turke. Turqia nga ana e saj përsërit se ka të drejtë të luftojë militantët kurdë dhe bazat e tyre në veri të Irakut. Aeroplanët ushtarakë të Turqisë sulmuan gjatë fundjavës zona në veri të Irakut. U raportua për së paku një grua të vrarë.
XS
SM
MD
LG