Ndërlidhjet

LUBJANË


Zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian, Havier Solana tha sot se dëshiron bisedë konstruktive për Kosovën në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ai mëtutje tha se nuk pret krizë nëse Kosova e shpallë pavarësinë dhe shtoi se është "i sigurtë se BE-ja do të veprojë e bashkuar". Këto komente zoti Solana i bëri sot në një konferencë për gazetarë në Lubjanë, me zyrtarë të lartë të Sllovenisë, e cila prej 1 janarit të vitit 2008 e merr presidencën e rradhës së Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG