Ndërlidhjet

HAGË


Bashkimi Evropian mund ta dërgojë misionin policorë dhe atë të sigurisë në Kosovë pa rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha sot ministri i jashtëm holandez Maksim Verhagen.
"Kuptohet është e preferueshme që të arrihet një rezolutë e re nga Këshilli i Sigurimit, por nëse kjo bllokohet atëherë ne duhet të veprojmë mbi bazë të rezolutës 1244", u tha zoti Verhagen gazetarëve në Hagë.
Këto komente dallojnë diametralisht ato të anëtarit të Treshes ndërkombëtare nga Rusia, Aleksandar Bacan Harçenko që dje tha se rezoluta 1244 "nuk e jepë të drejtën e ndryshimit të lirë të strukturës së pranisë ndërkombëtare dhe se kjo kërkon vendim të Këshillit të Sigurimit".
XS
SM
MD
LG