Ndërlidhjet

PARIS


Presidenti kroat Stipe Mesiq tha se vendi i tij do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, nëse fuqitë tjera perendimore e pranojnë gjithashtu. Ai ka thënë për numrin e sotëm të gazetës parisiene Le Monde se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Kroacia do të varet nga veprimet e Shteteve të Bashkuara dhe pjesës më të madhe të 27 vendeve të Bashkimit Evropian.
"Në do të ndjekim shumicën, sepse dëshirojmë ti bashkohemi Bashkimit Evropian dhe se kjo është çështje e pranimit të realitetit" në rastin e Kosovës, tha Mesiq.
Presidenti kroat, i cili sot ka takuar presidentin francez Nicolas Sarkozy në Paris, sugjeroi se deklarata e pavarësisë është pothuajse e sigurtë.
XS
SM
MD
LG