Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëvendës kryeadministratori i Kosovës Stiven Shuk, ndaj të cilit po zhvillohen hetime për lidhjet e tij me liderët e Kosovës, është larguar sot nga Kosova, pasi i është thënë se kontrata e tij nuk do të ripërtrihet. Gjenerali i pensionuar amerikan, Stiven Shuk mandati i të cilit në Kosovë zyrtarisht përfundon më 31 të këtij muaji, nuk do të ftohet të shërbejë në mision, i tha agjencisë Asoshieted Pres një zyrtar i Kombeve të Bashkura, që ka kërkuar të mbetet anonim. Ky zyrtar nuk e ka treguar arsyen se përse nga zoti Shuk është kërkuar të largohet dhe poashtu nuk ka dhënë detaje të hetimit nga ana e zyrës së Kombeve të Bashkuara për mbikqyrje.
XS
SM
MD
LG