Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Vendet perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, përpiqen ta shmangin Këshillin e Sigurimit dhe në mënyrë të "koordinuar ta njohin pavarësinë e njëanshme" të Kosovës, tha kryeministri serb Vojisllav Koshtunica. Ai tha se do kërkojë nga Këshilli i Sigurimit bisedime të mëtejme mes palëve për të arritur një kompromis, që do të përjashtonte pavarësinë e Kosovës.
Sipas tij, dërgimi i misionit të BE-së në Kosovë pa miratimin e Këshillit të Sigurimit do të ishte shkelje serioze e së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutës 1244. Koshtunica i bëri këto komente pas takimit me ambasadorin e Rusisë në KB, Vitaliy Churkin.
XS
SM
MD
LG