Ndërlidhjet

LUBJANË


Bashkimi Evropian ka përgjegjësi të ndihmojë që të gjendet një zgjidhje për Kosovën dhe nuk do ta "braktisë" atë përkundër dështimit të negociatave të fundit, tha shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Javier Solana. "BE-ja ka përgjegjësi dhe do të bëjë çmos që të arrihet tek një zgjidhje, që do t'i kontribuojë synimit tonë, i cili është stabiliteti në këtë rajon", tha Solana pas takimit me ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Dimitriy Rupel.
XS
SM
MD
LG