Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka miratuar rezolutën jo obliguese, e cila bën thirrje për moratorium në dënimin me vdekje. Për rezolutën votuan 104 vende, 54 ishin kundër dhe 29 abstenuan.
Italia, duke folur në emër të Bashkimit Evropian, ishte ithtare e fortë e rezolutës. SHBA, Egjipti, Irani dhe shumë vende aziatike votuan kundër rezolutës.
Sipas Amnesty International, në Kinë, Iran, Irak, SHBA, Pakistan dhe Sudan kryen rreth 90% të dënimeve me vdekje në mbarë botën.
XS
SM
MD
LG