Ndërlidhjet

NJU JORK


Revista Time sot e ka shpallur presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, "person të vitit". Richard Stengel nga kjo revistë tha se ky vendim u bë për shkak të "aftësisë së jashtëzakonshme të udhëheqjes, që vendin i cili ishte në kaos e solli në stabilitet". Por, zoti Stengel tha se Vlladimir Putin është "i rrezikshëm në kuptimin se ai nuk kujdeset për liritë civile dhe për lirinë e të shprehurit". Për këtë titull sivjet konkurronin edhe fituesi i çmimit Nobel, Al Gore dhe shkrimtarja, J.K. Rowling.
XS
SM
MD
LG