Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara thanë sot se potenciali për zgjidhje të negociuar për Kosovën është shterrë, pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dështoi t'i afrojë ndarjet lidhur me Kosovën. Serbia, e përkrahur nga Rusia, kërkoi nga Këshilli i Sigurimit që t'i mbështesë bisedimet e mëtejme. "Është e qartë se, sipas pikëpamjes sonë, negociatat e mëtejme në këtë apo në ndonjë format tjetër nuk do të bëjnë ndonjë dallim", thuhet në qëndrimin e përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian, që u lexua nga ambasadori i Belgjikës, Johan Verbeke. Mëtutje, në këtë kumtesë thuhet se paraqitjet e bëra nga liderët e Serbisë dhe të Kosovës në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit, "konfirmojnë se qëndrimet e tyre mbesin të papajtueshme" dhe se për këtë arsye gjendja "status-quo është e paqëndrueshme". Në deklaratë theksohet se Bashkimi Evropian është i gatshëm ta udhëheqë procesin për të ardhmen e Kosovës.(Më gjërësisht në rubrikën aktuale).
XS
SM
MD
LG