Ndërlidhjet

UASHINGTON


Makina të shërbimeve emergjente kanë shkuar në Shtëpinë e Bardhë, pasi tymi i zi ishte vërejtur në dritaret e pjesës perëndimore të një ndërtese në kompleksin e saj. Dukej se tymi i zjarrit ishte në katin e dytë të ndërtesës, ku ndodhet stafi i Shtëpisë së Bardhë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe agjencitë e tjera presidenciale. Agjencitë e lajmeve raportojnë se situata ishte vënë nën kontroll dhe se nuk ishte raportuar për të lënduar.
XS
SM
MD
LG