Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian duhet të jetë i gatshëm të udhëheqë Kosovën në rrugën e saj të pashmangshme drejt pavarësisë pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dështoi të arrijë marrëveshje për të ardhmën e Kosovës, tha kryesuesi i rradhës i Bashkimit Evropian.
"Bashkimi Evropian dhe Kosova në mënyrë të arsyeshme dhe pa kurfarë kushtëzimi duhet të bien dakord çfarë të bëjnë më tutje. Është e qartë se disa procese të caktuara nuk mund të kthehen", tha ministri i jashtëm slloven Dimitrij Rupel vendi i të cilit merr kryesimin e rradhës së Bashkimit Evropian me 1 janar.
Ai tha se BE-ja gjithashtu është e gatshme të marrë përsipër përgjegjësitë policore nga administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Rupel tha se përkundër mosarritjes së marrëveshjes në Këshillin e Sigurimit, Bashkimi Evropian do ta respektojë rezoluten 1244 për Kosovën. "Ne do ta zbatojmë atë rezolutë", tha Rupel. Shefi i diplomacisë sllovene tha se
Bashkimi Evropian, është i gatshëm ta njohë realitetin që ekziston në Ballkanin Perendimor". Ai tha se pret që statusi i Kosovës më së voni të zgjidhet deri në qershor.
XS
SM
MD
LG