Ndërlidhjet

SHKUP


Kryetari i parlamentit të Maqedonisë Lubisha Georgievski, dhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli njëzëri janë shprehur në mbështetje të planit të Ahtisarit për zgjidhjen e statusit final të Kosovës, duke kundërshtuar mundësinë e çfarëdo ndarje të Kosovës.
Gjatë një vizite në Shkup, zonja Topalli tha se statusi i Kosovës nuk është vetëm çështje rajonale, por edhe globale. Topalli tha se tash të gjithë e ndjejmë se përveç mbështetjes së madhe amerikane, shumica e vendeve të BE-së e mbështesin këtë paketë, dhe do të shkohet drejt një zgjidhje të koordinuar me këto faktorë në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës.
Gjatë vizitës në Maqedoni, Jozefina Topalli u takua edhe me presidentin Branko Cërvenkovski dhe zyrtarë të lartë të qeverisë.
XS
SM
MD
LG