Ndërlidhjet

UASHINGTON


Në konsultimet e fundit të gjashtë fuqive botërore nuk u arritë marrëveshja për sanksione më të ashpra kundër Iranit për programin e tij bërthamor. Diplomatë të lartë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania dhe Franca, të gjithë anëtarë të Këshillit të Sigurimit me të drejtë të vetos, dhe Gjermania morën pjesë në një konferencë për Iranin, që u mbajtë mbrëmë vonë në Uashington.
Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice tha se të gjashtë vendet ende kanë "dallime taktike" lidhur me kohën për sanksionet e reja të mundshme, që kanë për qëllim presionin ndaj Iranit për ta ndalur procesin e pasurimit të uraniumit.
XS
SM
MD
LG