Ndërlidhjet

PESHAWAR


Një sulmues i dyshuar vetëvrasës ka vrarë së paku 35 vetë në një xhami brenda kompleksit të ish ministrit të brendshëm pakistanez, Khan Sherpao. Raportohet se zoti Sherpao, ish anëtar i qeverisë së presidentit Musharraf, ishte i palënduar dhe i sigurtë. Sulmi ndodhi sot gjatë faljes për festën myslimane të Bajramit. Zyrtarët thonë se numri i personave të vrarë mund të rritet.
XS
SM
MD
LG