Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia do ta përdorë veton ndaj çfarëdo përpjekjeje nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për ta mbështetur pavarësinë e Kosovës, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
"Nëse propozohet rezoluta, e cila miraton deklaratën e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, atëherë natyrisht do të ketë veto", i tha Lavrov të përditshmes moskovite Vremja Novosti. Kjo nuk është hera e parë që Rusia është kërcënuar me veto nëse Kombet e Bashkuara e përkrahin pavarësinë e Kosovës, të cilën e mbështesin Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Bashkimit Evropian. Sipas Lavrov, "nëse NATO dhe BE do ta anashkalonin Këshillin e Sigurimit, atëherë ato do ta vinin veten jashtë së drejtës ndërkombëtare".
Ndërkaq në një intervistë për televizionin rus "Vesti 24", Lavrov tha se nëse Bashkimi Evropian dëshiron t'i zëvendësojë Kombet e Bashkuara në Kosovë, atëherë kjo nuk është e pamundur. "Por, për ta bërë këtë, duhen plotësuar dy kushte: duhet të miratohet rezolutë e Këshillit të Sigurimit, dhe për këtë të ketë miratim nga Beogradi", tha Lavrov.
XS
SM
MD
LG