Ndërlidhjet

PRAGË


"Zona Schengen" e Bashkimit Evropian ku njerëzit mund të udhëtojnë midis vendeve pa i treguar pasaportat e tyre, u zgjërua me nëntë vende të reja, shumica të ish bllokut komunist. Barierat e kufijve u hoqën në mesnatë në ish shtetet sovjetike të Baltikut, Estoni, Letoni dhe Lituani, si dhe në Republikën e Çekisë, Hungari, Maltë, Poloni, Sllovaki dhe Slloveni.
Ky hap që ndodhi 18 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, e zgjëroi zonën në 24 vende. Vendet anëtare të BE-së, Britania dhe Irlanda, nuk i janë bashkangjitur "zonës Schengen", ndërsa Rumania dhe Bullgaria nuk janë lejuar të përfshihen.
XS
SM
MD
LG