Ndërlidhjet

logo-print

SOFJE


Ministri i Jashtëm i Bullgarisë Ivaylo Kalfin tha se udhëheqësit e Kosovës duhet t'i garantojnë të drejtat e pakicës serbe. "Prishtina tash i ka zgjedhur institucionet e saj. Tash ata duhet të fillojnë të punojnë për ndryshimet konkrete në legjislacion, për të dëshmuar se premtimet për respektimin e parimeve shumëetnike dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës, nuk do të mbesin vetëm deklarata, por do të jetësohen në vepër", tha Kalfin. Ai tha se Kosova do të jetë "tema kryesore" gjatë vizitës së tij në Uashington, ku më 4 janar do të takohet me sekretaren e Shtetit, Condoleezza Rice.
"Ajo që po ndodh në Kosovë ka të bëjë me interesat tona kombëtare", tha Kalfin.
XS
SM
MD
LG