Ndërlidhjet

BRUKSEL


Autoritetet në Belgjikë thanë se kanë arrestuar 14 militantë të dyshuar islamistë, të cilët komplotonin të lirojnë një të burgosur të Al Kaedas. Prokurorët thanë se 14 të arrestuarit planifikonin një sulm të armatosur për të liruar Nizar Trabelsi, i cili është burgosur në Belgjikë sepse kishte planifikuar një sulm ndaj personelit të një baze ajrore amerikane.
Autoritetet njoftuan se janë shtuar masat e sigurisë nga kërcënimet për sulme të mundshme terroriste.
XS
SM
MD
LG