Ndërlidhjet

LONDËR


Ministri i Jashtëm i Sllovenisë Dimitrij Rupel ka thënë se armiqësitë ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve mund të çojnë në "de fakto" ndarjen e Kosovës pasi ajo të shpallë pavarësinë vitin e ardhshëm. "Ky është rreziku dhe është mjaft serioz" ka thënë Rupel për Financial Times.
I pyetur nëse tensionimet në mes serbëve dhe shqiptarëve mund të çojnë në shpërthimin e dhunës Rupel është përgjigjur se nuk beson që pala kosovare do të nxiste dhunë sepse "do të humbte shumë". Ai ka thënë se bashkësia ndërkombetare në Kosovë do të jetë e pranishme edhe një kohë të gjatë dhe ka shprehur bindjen se udhëheqësit e Kosovës do të tregojnë përgjegjësi në drejtimin e shtetit.
Rupel ka thënë se gjatë kryesimit me BE-në, Sllovenia e cila u pavarësua në vitin 1991, do ta ketë "tejet vështirë" që këtë të drejtë t'ia mohojë Kosovës, dhe ka shtuar se ka mirëkuptim për dëshirën e shqiptarëve të Kosovës që "shkojnë rrugës së njejtë".
XS
SM
MD
LG