Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates e ka kritikuar Kongresin për mos financim të plotë të luftrave në Irak dhe Afganistan, duke thënë se kjo minon planifikimin ushtarak amerikan. Këto komente Gates i bëri pas vendimit të Kongresit për të aprovuar 70 miliardë dollarë për operacionet luftarake ose gjysmën e asaj që e pat kërkuar presidenti Bush.
"Duke marrë më pak se gjysmën e asaj që kishte kërkuar presidenti për financimin e operacioneve globale ushtarake, ne rrezikojmë të ballafaqohemi me mungesë të fondeve për trainim, planifikim dhe aktivitetet tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me vendosjen e forcave të gatshme dhe efektive", tha sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates.
XS
SM
MD
LG