Ndërlidhjet

VARSHAVË


Një shpërthim i ri vdekjeprurës i gripit të shpezëve H5N1 është zbuluar në pjesën veriore të Polonisë. Ministria Polake e bujqesisë deklaroi sot se "rezultatet e dhëna nga laboratori kombëtar sot konfirmojnë për praninë e virusit të shpezëve në mostrat e marra për analiza".
Në deklaratë theksohet se rreth 200.000 shpezë nga katër ferma do të therren. Komisioni Europian ka ndaluar eksportin e shpezëve nga rajonet e infektuara me 3 dhjetor. Rusia, Ukraina dhe Bellarusia kanë ndaluar importin e shpezeve të gjalla nga Polonia.
XS
SM
MD
LG