Ndërlidhjet

PRISHTINË


“Në rrethanat e reja politike dhe në prag të pavarësisë së Kosovës, LDK do të veprojë me kujdes, si dhe do të luajë rolin e saj të pazëvendësueshëm dhe serioz në jetën politike të Kosovës”, ka thënë sot presidenti dhe njëherësh kryetar i LDK-së Fatmir Sejdiu, në shënimin e 18 vjetorit të themelimit të LDK-së. Sejdiu ka theksuar se edhe pse zgjedhjet e 17 nëntorit nuk sollën rezultatin e pritur, përvjetori i 18-të duhet të shërbejë si moment i thirrjes për ngritjen e strukturës së brendshme te partisë, strukturë kjo që do të reflektojë shqetësimet e përditshme të qytetarëve të Kosovës.
LDK për herë të parë, në zgjedhjet e 17 nëntorit është renditur si subjekt i dytë politik në vend.
XS
SM
MD
LG