Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri izraelit, Ehud Olmert hodhi poshtë mundësinë e bisedimeve për armëpushim me Hamasin, duke e quajtur betejën e Izraelit kundër grupit militant si "luftë të vërtetë".
Olmert tha në mbledhjen e kabinetit qeveritar se "operacionet kundër terroristëve do vazhdojnë".
"Operacionet kundër grupeve terroriste të cilat po zhvillohet tash e disa muaj do të vazhdojnë. Nuk ka rrugë tjeter për të përshkruar se çfarë po ndodhë në Ripin e Gazës, përveçse një luftë e vërtetë midis forcave mbrojtëse të Izraelit dhe grupeve terroriste", tha Olmert.
Në të tjera zhvillime zyrtarët izraelitë thanë se do ndërtojnë 740 shtëpi të reja për kolonët hebrejë në territoret e pushtuara gjatë 2008.
XS
SM
MD
LG