Ndërlidhjet

logo-print

STAMBOLL


Zyrtarët kurdë të Irakut thanë se aeroplanët luftarak turk kanë bombarduar pjesë në veri të Irakut për të dytën ditë rradhazi. Zëdhënësi i forcave të sigurisë kurde në Irak, Jabbar Yawer tha se goditjet në pjesën malore në veri të vendit zgjatën deri në 3 orë, duke shkaktuar dëme materiale por jo edhe viktima. Ndërkohë nuk ka konfirmime nga ushtria turke, e cila ishte zotuar se do të vazhdonte operacionet ushtarake në të dyja anët e kufirit Irak-Turqi, duke thënë se luftëtarët separatistë të Partisë Punëtore të Kurdistanit duhet ta kuptojnë se Iraku nuk ësht srehim i sigurtë për ta.
XS
SM
MD
LG