Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri në largim Agim Ceku ka deklaruar sot se është i interesuar, që të formojë një subjekt të ri politik.
“Tash për tash dëshirojë të krijojë një subjekt timin, një vizion të ri dhe jam i hapur për të gjithë ata që duan t’i bashkohen këtij vizioni për Kosovën e pavarur”, tha në një konferencë për gazetarë Agim Ceku. Ai ka hedhur poshtë zërat se do ta drejtojë partinë reformiste Ora, pas dorëheqjes së Veton Surroit nga posti i kryetarit.
“Nuk kam pasur asnjë ofertë, nuk kam pasur asnjë konsultim, nuk kam ide të tilla”, tha Ceku, duke shtuar megjithatë se është i hapur për bisedime, meqë pas kryerjes së mandatit si kryeministër dëshiron të qëndrojë në skenën politike kosovare.
XS
SM
MD
LG